MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Faton Peci vizitoi të dëmtuarit nga reshjet e breshërit

03.07.2021

Prishtinë, 03 korrik 2021 – Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vizituar sot gjatë ditës fshatrat Vidimriq, Çabër dhe Kushtovë në Komunën e Mitrovicës dhe Zubin Potokut.

Së bashku me Drejtorin e Bujqësisë në Komunën e Mitrovicës z. Ekrem Sadiku, Ministri Faton Peci vizitoi fermerë të kësaj zone të cilët kishin pësuar dëme të konsiderueshme nga reshjet e fundit të breshërit.

Gjatë kësaj vizite Ministri Faton Peci i njoftoi fermerët dhe kultivuesit e kësaj zone se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është në proces të hartimit të politikave të qëndrueshme edhe në ndërmarrjen e masave preventive nga dëme të tilla.

Duke u nisur nga kjo MBPZHR po angazhohet që në një të ardhme të afërt të mundësohet që sigurimet bujqësore të përfshijnë shumicën e kulturave bujqësore.

Ministri Faton Peci i njoftoi të pranishmit se ka proceduar në mbledhjen e radhës së Qeverisë si pikë të rendit të ditës kompenzimin e dëmëve për kulturat bujqësore në vlerë prej 1.3 milion euro.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31