MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Faton Peci takon ambasadorin austriak, Christoph Weidinger

27.04.2021

Prishtinë, 27 prill 2021 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës ka pritur në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe Sandra Horina, Përfaqsuese e Agjensisë Austriake për Zhvillim në Kosovë.

Në këtë takim është biseduar kryesisht rreth mundësisë së realizimit të projekteve konkrete në fushën e bujqësisë, në projektet për zhvillimin rural, përkrahja e fermerëve të rinj, si dhe fuqizimin e grave fermere si pjesë integrale e zhvillimi të bujqesisë në Kosovë.

Gjatë takimit, Ministri Faton Peci potencoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në të gjitha sferat që mbulon kjo Ministri, ndërsa u fol edhe për ide konkrete si zhvillimi dhe avancimi i bujqësisë organike dhe mundësia e qasjes në fondet e Bashkimit Evropian.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30