MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Faton Peci takoi Ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmack Ahliny

21.04.2021

Prishtinë, 21 prill 2021

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmack Ahliny.

Ministri e falënderoi për kontributin e dhënë nga Qeveria Suedeze përmes projekteve të ndryshme në zhvillimin e sektorit të pyjeve në Kosovë.

Gjatë këtij takimi u vlerësua se projekti “Forcimi i Pylltarisë së Qëndrueshme përmes Ndërtimit të Kapaciteteve në Menaxhimin e Pyjeve të Bazuar në Bujqësi” ka qenë kontribut solid dhe se përvoja të tilla janë të mirëpritura edhe në të ardhmen.

Gjithashtu u vlerësua se bashkëpunimi dhe përvoja suedeze në menaxhimin, mirëmbajtjen dhe ripërtëritjen e pyjeve është e rëndësishme për sektorin e pyjeve në Kosovë.

Ministri mirëpret gatishmërinë e shtetit suedez në përfshirjen dhe dhënien e kontributit edhe përmes konsultimit në politikat sektoriale dhe hartimin e Strategjisë se Pyjeve për vitet 2021 - 2030, strategji kjo e cila do të kontribuojë në zhvillimin e këtij sektori të Ministrisë.  

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30