MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Faton Peci takoi ambasadoren e Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusuf

26.05.2021

Prishtinë, 26 maj 2021- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi, me të cilën ka biseduar për zhvillimin e bujqësisë, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit në projekte të ndryshme bujqësore në mes të dy shteteve.

Ministri Faton Peci, gjatë këtij takimi e ka informuar ambasadoren Jusufi me prioritetet e MBPZhR-së, të cilat parashihen që të realizohen gjatë mandatit të tij dhe me këtë rast theksoi edhe angazhimin e tij që si vende fqinje të shkëmbejmë përvojat në zhvillimin e sektorëve bujqësor me qëllim të avancimit të mëtejmë të politikave sektoriale dhe legjislacionit duke  eliminuar çdo pengesë apo barrierë jo-tarifore me të cilat përballen prodhuesit vendorë.

Nga ana e saj, ambasadorja Shpresa Jusufi, ka falënderuar Ministrin Peci për gatishmërinë e tij për bashkëpunim reciprok dhe ka rikonfirmuar mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të rritur bashkëpunimin në funksion të zhvillimit bujqësor tek të dy vendet.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30