MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Faton Peci merr pjesë në punëtorinë për planifikim strategjik

06.02.2022

Me iniciativë të Zyrës së Kryeministrit, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci së bashku me anëtarë të kabinetit të tij, gjatë ditës së sotme para Kryeministrit Albin Kurti prezantuan të arriturat dhe sfidat nga viti i kaluar, si dhe planet strategjike dhe operacionale për vitin 2022.

Në këtë fillimvit Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka identifikuar nevojat e tregut dhe duke u bazuar në këto nevoja do të ketë rritje të përkrahjes për shumë kultura dhe aktivitete bujqësore përmes Programit të Pagesave Direkte 2022 / Subvencioneve dhe Programit për Zhvillim Rural 2022 / Granteve me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të prodhuesve dhe agropërpunuesve vendorë.

Thirrjet për aplikim për këto dy programe mbështetëse do të shpallen gjatë muajit mars të këtij viti.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31