MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Faton Peci: Jemi në shërbim të fermerit, në shërbim të Kosovës!

02.04.2023

Prishtinë, 2 prill 2023 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës së sotme qëndroi për vizitë tek fermeri Arben Avdiu, nga fshati Abri e Poshtme e Drenicës. Tani e shumë vite, familja Avdiu kultivon fidane të perimeve, si speca, tranguj, domate, dredhëza, etj; Ndërsa, këtë vit synon që ti kultivoj rreth 100 mijë fidane. Gjithashtu veprimtari tjetër e kësaj familjeje janë edhe lulet dhe drunjtë dekorativ. 

Duke parë angazhimin e Arbenit dhe dashurinë e tij për të punuar tokën, Ministri Peci tha se Arben Avdiu është një fermer shembull i cili kujdeset edhe për fermerët tjerë me ofrimin e shërbimeve këshillimore, ngase ai ka 20 vite që merret me këtë veprimtari. 

“MBPZHR është e do të jetë gjithmonë në shërbim të fermerëve të Kosovës. Rezultatet tashmë po vërehen në çdo cep të Republikës sonë”, tha me këtë rast Ministri Peci, i cili gjithashtu tha se në Drenicë, sipas fermerëve ka toka bujqësore të punuara, më shumë se asnjëherë më parë e ne e presim përfundimin e procesit të aplikimit për të vërtetuar një gjë të tillë. Ndjeshëm po rritet edhe prodhimtaria e ushqimeve bio, që është edhe një objektiv madhor e ne po e shoqërojmë edhe me politika e masa shtesë të përkrahjes financiare. 

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci potencoi se bashkë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës do të monitorojmë me kujdes punën e fermerëve tanë në kuadër të angazhimit që sasia i pesticideve të jetë në nivelet e lejuara sipas parametrave të bujqësisë. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31