Ministri Faton Peci e pret në pikën kufitare Ministrin e Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Cem Ozdemir
04.10.2023Prishtinë, 4 tetor 2023 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci e ka pritur sot Ministrin e Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Cem Ozdemir në pikën kufitare në Han të Elezit.
Ministri gjerman, i cili sot po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë së bashku me Ministrin Peci do të zhvillojnë disa vizita në agrobizneset kosovare, me c’rast do të njoftohen për së afërmi me aktivitete bujqësore dhe investimet që janë realizuar në vitet e fundit për modernizimin dhe zhvillimin e këtyre agrobizneseve. Krahas kësaj, të dy ministrat do të zhvillojnë edhe një takim bileteral, me qëllim të koordinimit të bashkëpunimit të mëtejmë në mes të dyja shteteve.