MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZHR-ja organizoi seminarin ndërkombëtar për Rrjetin e të dhënave për Kontabilitet të Fermave “Pacioli”

28.09.2016

Prishtinë, 28 shtator 2016 - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka organizuar seminarin e 24-të ndërkombëtar për Rrjetin e të dhënave për Kontabilitet të Fermave-FADN “Pacioli”, ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit e 28 shteteve të ndryshme të rajonit e më gjerë.

Gjatë këtij seminari tre ditor, që u mbajt në Prishtinë, e që sivjet organizimin për mbajtjen e tij e ka bërë Departamenti i Analizave Ekonomike dhe Statistikave Bujqësore, në bashkëpunim edhe me Institutin për Hulumtime Agro-ekonomike “LEI Wageningen UR”, janë prezantuar  të arriturat dhe risitë për të dhënat e kontabilitetit në nivel të fermës, ku është siguruar një platformë e gjerë nga praktikat më të mira për metodologjinë në mbledhjen e të dhënave, analizimin, publikimin përdorimin dhe shpërndarjen e të dhënave që merren në nivel ferme, si nga vendet e BE-së, po ashtu edhe nga vendet tjera.

Në kuadër të këtij seminari, pjesëmarrësit kanë shkëmbyer edhe përvojat në përshtatjen e nevojave të reja të informacionit, e po ashtu është diskutuar edhe për përdorimin e burimeve tjera administrative ose komerciale të informacionit dhe metodat për rritjen e efikasitetit në mbledhjen e  të dhënave.

Në seminarin tre ditor, janë bërë edhe vizita në terren, si në fermat që merren me prodhimin dhe përpunimin e frutave të imta, si dhe në agrobizneset që merren me përpunimin e rrushit.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30