MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZHR-ja dhe UNICEF do të vazhdojnë bashkëpunimin për pasurimin e miellit

04.03.2016

Prishtinë, 04 mars 2016 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot shefen e UNICEF-it në Kosovë, znj.Laila Omar Gad me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve, në veçanti për pasurimin e miellit. U vlerësua se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim duke e miratuar vite më parë ligjin, për të qenë kështu ndër vendet e para në rajon që ka punuar dukshëm në këtë drejtim.

Në këtë drejtim, MBPZHR-ja dhe UNICEF kanë nënshkruar në vitin 2012 një memorandum mirëkuptimi përmes të cilit është siguruar furnizimi me acid folik dhe hekur për prodhuesit e miellit në Kosovë. Këto dy elemente janë të rëndësishme për shëndetin e lehonave dhe fëmijëve të porsalindur.

Shefja e UNICEF-it vlerësoi implementimin e ligjit dhe memorandumit, por shprehi shqetësimin se ka rënë në përqindje pasurimi i miellit në Kosovë dhe shtoi se si organizatë janë të gatshëm të ndihmojnë edhe më tutje në këtë proces, në bashkëpunim me MBPZHR-në, por edhe prodhuesit vendorë.

Ministri Krasniqi premtoi se do ta trajtojë me prioritet këtë gjë, duke pasur parasysh rëndësinë që ka për shoqërinë pasurimi i miellit me këto elemente. Ai tha se do të shikohen të gjitha mundësitë, duke bashkëpunuar edhe me të gjitha institucionet tjera që mielli i prodhuar në Kosovë, por edhe i importuar të përmbajë sasitë e duhura të acidit folik dhe hekurit.

Ministri dhe zonja Omar Gad u pajtuan që të kenë komunikim të vazhdueshëm për të konkretizuar hapat e bashkëpunimit për këtë gjë. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31