MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Mbështetja e MBPZHR-së ka zhvilluar dhe siguruar qëndrueshmëri në sektorin e qumështit

17.03.2016

Prishtinë, 17 mars 2016 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit. Gjatë këtij takimi, ai i ka njoftuar ata me Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2016 dhe për Programin për Pagesa Direkte.

Po ashtu, ministri Krasniqi i informoi ata edhe me kriteret lehtësuese që kanë aplikuar sivjet në këto dy programe, ku këto lehtësira përfshijnë edhe sektorin e prodhimit të qumështit, e që këto kritere sipas tij do të garantojnë rezultat.

Ministri Krasniqi, theksoi se grantet investive dhe subvencionet e dhëna për sektorin e qumështit kanë ndikuar që ky sektor të zhvillohet dhe avancohet e bashkë me këtë kjo mbështetje ka rezultuar në qëndrueshmërinë e këtij sektori.

Drejtuesit e Shoqatës kanë mirëpritur lehtësirat që janë bërë në këto dy programe dhe e falënderuan ministrin për mbështetjen e vazhdueshme që MBPZHR-ja ka dhënë për ta. Ata theksuan se ky sektor ka potencial dhe po zhvillohet çdo vit, falë edhe përkrahjes së shtetit.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31