MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Mbahet takimi për parapërgatitjet e fushatës së korrje-shirjeve

06.07.2023

Prishtinë, 6 korrik 2023 - Përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në një takim të përbashkët me përfaqësuesit e drejtorive Komunale për Bujqësi dhe atyre të Shoqatës së Mullistëve kanë mbajtur takimin e në të cilin u diskutua për parapërgatitjet për fillimin e procesit të korrje-shirjeve të drithërave të bardha, si dhe mbarëvajtjen e këtij procesi sa i përket vitit 2023.

Gjatë këtij takimi, palët e përfshira në këtë proces u pajtuan që të mos fillohet me korrje shirjet para pjekjes se plotë të grurit, e krahas kësaj edhe drejtoritë Komunale për Bujqësi të raportojnë në MBPZHR, gjegjësisht tek Komisioni qendror për monitorimin e korrje-shirjeve për vitin 2023, të paktën një herë brenda javës lidhur me ecurinë e korrje-shirjeve në komunat e tyre.

Me këtë rast, bazuar në çmimin aktual të derivateve të naftës, pjesëve rezervë të autokombajnave, si dhe gjendjes së zhvillimit të grunajave, MBPZHR-ja, përfaqësuesit e DKB-ve dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve, sugjerojnë/propozojnë se çmimi real i korrje-shirjeve për vitin 2023 do të ishte 130 euro/ha (nënkuptohet se çmimi i korrje-shirjeve caktohet me marrëveshjen në mes të fermerëve dhe autokombajnerëve).

Ndryshe, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në kuadër të mbjelljeve vjeshtore të vitit 2022 me kulturën e grurit është mbjellë një sipërfaqe prej 71,008.20 hektarë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30