MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Lajm i mirë për sigurinë ushqimore, Instituti Bujqësor i Kosovës me staf dhe pajisje për të trajtuar mbetjet e pesticideve

01.06.2016

Prishtinë, 1 qershor 2016 – Kontrolli i ushqimit është një prej prioriteteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Në këtë kuadër, me investimet e bëra tash Instituti Bujqësor ka stafin profesional por edhe pajisjet gati më moderne në rajon për testimin e mbetjeve të pesticideve në produkte ushqimore dhe prodhime bujqësore e blegtorale. Kjo gjë po funksionalizohet për herë të parë në Kosovë dhe shënon një të arritur tjetër për sigurinë ushqimore në vend.

Kjo gjë është bërë edhe në bashkëpunim me ekspertë nga “Alphacrome” – përfaqësia e “AGILENT”-it në Kroaci, të cilët edhe kanë aftësuar stafin dhe kanë funksionalizuar pajisjen laboratorike HPLC-LC-MS/MS.

Instituti Bujqësor i Kosovës bazuar në rëndësinë e kontrollit të ushqimit ndaj mbetjeve të pesticideve, dëshiron t’i bëjë thirrje të gjitha palëve: prodhuesve vendorë, importuesve dhe tregtarëve, të sensibilizohen në funksion të kontrollit të produkteve ushqimore dhe prodhimeve të tyre bujqësore e blegtorale jo vetëm për ushqimet të cilat i tregtojnë, por edhe ushqimet të cilat i konsumojnë në familjet e tyre.   

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30