MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Krasniqi: Për tokën që punohet nuk do të paguhet tatim në pronë

04.05.2017

Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi i është miratuar sot propozimi që që në kuadër të Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, të mos ketë pagesë të tatimit për tokat bujqësore që janë në kultivim apo përdorim për kulturat e ndryshme bujqësore. Kjo ka ndodhur në mbledhjen e sotme të qeverisë.

“Falënderoj kolegët nga kabineti qeveritar për miratimin e propozimit tim që në kuadër të Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, të mos ketë pagesë të tatimit për tokat bujqësore që janë në kultivim apo përdorim për kulturat e ndryshme bujqësore. Pra, me Projektligjin e miratuar sot, fermerët nuk do të paguajnë tatim për tokat që i punojnë. Ky është mbi të gjitha një vlerësim për punën dhe mundin e fermerëve tanë dhe një stimulim më shumë për ta punuar tokën. Besojmë se edhe deputetet do ta japin përkrahjen e tyre për këtë Projektligj, ashtu siç e kemi miratuar sot në qeveri”, ka njoftuar ai.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30