MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kosovës i shtohet edhe një bodrum i verës me financimin e MBPZHR-së

05.09.2015

Është përuruar sot një bodurm i ri i verës në Rahovec dhe kjo falë edhe mbeshtetjes së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Për ta hapur edhe zyrtarisht këtë bodrum që e ka në pronë “Kosovawine”, në Rahovec ishte Ministri Memli Krasniqi dhe kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi.

Ky bodrum është mbeshtetur nga MBPZHR-ja me rreth 200 mijë euro përmes skemës së granteve.

Ministri Krasniqi tha se ky bodrum është një mundësi më shumë për vreshtarët e Rahovecit dhe një tregues për zhvillimin e këtij sektori në vend.

“Jam i nderuar që në një ditë të vecantë, kur fillojmë edhe sezonën e vjeljes së rrushit, patëm mundësinë që të përurojmë një investim shumë të rëndësishëm për sektorin e verëtarisë, bodrumin e ri “Kosovawine”, në pronësi të familjes Shehu, i cili ka rëndësi të shumëanshme sepse krijon mundësi të reja për vreshtarët e zonës së Rahovecit por edhe më tej, për të sjellë prodhimin e tyre, rrushin e tyre në këtë bodrum por edhe shton kapacitetet e Kosovës për prodhimin e verës, e cila është një nga potencialet e mëdha që Kosova ka në sektorin e bujqësisë”, tha ministri Krasniqi.

“Jemi duke e ritur konkurrencën, cilësinë dhe jemi duke arritur një nga objektivat, që është ngritja e kapaciteteve të përgjithshme të prodhimit por edhe cilësisë për të konkurruar me tregjet rajonale dhe evropiane”.

Edhe kryetari i Rahovecit e vlerësoi lartë këtë investim dhe ndihmen që MBPZHR-ja ka dhënë për bujqësinë në Rahovec.

“Ishte një rast i vecantë, që me rastin e festës së vjeljes së rrushit, të bëhet edhe inagurimi i bodrumit “Kosovawine”. Një mundësi me shumë për vreshtarët e komunës së Rahovecit edhe për konkurrencen edhe për cilësi. Besojmë që edhe në të ardhmën do të kemi ngjarje të tilla më shumë rëndësi për bujqësinë”, tha Vehapi.

Ndërkaq Selami Shehu, një nga pronarët e Kosovaëine, foli për kapacitetet që ka ky bodrum i ri.

“Këto investime janë bërë nga një përkrahje nga Ministria e Bujqësisë edhe investimeve tona. Kapacitetin bodrumi e ka në rreth 1 milion e gjysmë litra”, tha Shehu.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31