MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kosova me pavijon në Ekspozitën e Hortikulturës në Turqi, Expo Antalia 2016

20.04.2016

Prishtinë, 20 prill 2016 – Kosova do të ketë pavijonin e vet në Ekspozitën e Hortikulturës EXPO2016 që fillon nga nesër në Antali të Turqisë. Aty do të marrin pjesë mbi 40 shtete. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për 6 muaj gjatë këtij viti ku edhe do të promovohet përmes formave të ndryshme secili shtet.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës, si dhe të pavijonit të Kosovës.

Aty do të marrin pjesë edhe ministra e përfaqësues shtetesh që marrin pjesë në ekspozitë. Hapja qendrore do të bëhet nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Sipas organizatorëve, afër 8 milionë njerëz do ta vizitojnë ekspozitën gjatë gjithë kohës sa do të qëndrojë e hapur.

Kjo është hera e dytë gjatë këtij viti që bujqësia e Kosovës apo nënsektorë të saj promovohen në panaire të mëdha botërore. Në janar të këtij viti Kosova prezantoi prodhimet e veta në panairin Green Week në Gjermani.  

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31