REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kosova do të aplikojë përvojën e Kroacisë në sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë

01.02.2018

Prishtinë, 01 shkurt 2018 – Kosova dhe Kroacia do të thellojnë bashkëpunimin e mëtejmë në sektorin e verës dhe vreshtarisë. Ky bashkëpunim do të orientohet në aplikimin e standardeve të BE-së në produktet bujqësore dhe në këtë drejtim Kroacia do të ofrojë përvojën e saj  për vendin tonë.

Këto deklarata janë dhënë sot nga ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marja Kapitanovic, me rastin e vizitës që i ka bërë Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Rahovec, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Me këtë rast, ambasadorja kroate ka vlerësuar investimet e bëra në sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë viteve të fundit, që sipas saj kanë ndikuar në përmirësimin e teknologjisë prodhuese dhe përpunuese në këtë sektor.

Ndërkaq, drejtori i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha, e informoi ambasadoren për programet mbështetëse të ministrisë dhe projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit e këtij sektori.

Ai shprehu gatishmërinë e ministrisë për të vazhduar bashkëpunimin nëpërmjet shkëmbimit të përvojave, kryesisht në fushën e arsimit dhe teknologjisë moderne.

Po ashtu, ambasadorja Kapitanovic dhe udhëheqësit e DVV-së kanë vizituar edhe bodrumet e verës “Stone Castle”, “Haxhijaha”, “Biopak” dhe “Muja”, ku kanë parë për së afërmi punën e prodhimit dhe përpunimit të verës.

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30