REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kosova dhe Gjermania intensifikojnë bashkëpunimin në bujqësi

04.10.2023

Prishtinë, 4 tetor – Kosova dhe Gjermania do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë përmes projekteve konkrete bujqësore në mes të dyja shteteve.

Kjo është konfirmuar në takimin e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me Ministrin e Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Cem Ozdemir, i cili sot është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku pas këtij takimi të dy ministrat kanë mbajtur edhe një konferencë për media.

Gjatë këtij takimi, Ministri Peci e ka njoftuar homologun e tij gjerman me prioritetet e politikave bujqësore, duke theksuar se këto politika janë avancuar viteve të fundit, me qëllim të zhvillimit të sektorit sipas standardeve evropiane.“Me mikun tim, Ministrin Ozdemir, diskutuam për shumë çështje thelbësore rreth sektorit të bujqësisë, sigurisë ushqimore, sigurimit të ushqimit dhe thellimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmjet dy vendeve tona. E njoftova Ministrin Ozdemir për prioritetet e politikave bujqësore duke theksuar avancimin e hovshëm të tyre për këto 2 vitet e fundit. E po ashtu mbetem i përkushtuar që ta thellojmë bashkëpunimin mes vendeve tona dhe të punojmë në fuqizimin e mëtutjeshëm te miqësisë mes popujve tanë”, tha Ministri Peci.

Të dy ministrat kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, si dhe për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi edhe në sektorë të tjerë të bujqësisë. Në këtë drejtim, për të konkretizuar bashkëpunimin tutje, ata janë pajtuar që të diskutohen tutje për hapat dhe veprimet e bashkëpunimit konkret në fusha të ndryshme të bujqësisë.“Kosova dhe Gjermania ndër vite kanë qenë dhe janë partnerë në shumë fusha e veçanërisht në bujqësi. Ekspertiza dhe përkrahja direkte e Qeverisë Gjermane por edhe përkrahja politike në arenën ndërkombëtare për qasje në mekanizma mbështetës që ka BE në dispozicion, është e pazëvendësueshme”, ka thënë ndër tjerash Ministri Peci, duke e falënderuar ministrin gjerman për bashkëpunimin e deritanishëm.

Nga ana e tij, Ministri Cem Ozdemir tha se Gjermania dhe Kosova kanë qenë prej kohësh partnerë të besueshëm veçanërisht në fushën e bujqësisë. “Jemi shumë të kënaqur për bashkëpunimin e suksesshëm me SËG-në në kuadër të Dialogut për Politikat Bujqësore. Me miratimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, Kosova është zotuar se do të vazhdojë përpara, në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së, me kalimin në një ekonomi moderne, neutrale ndaj CO2, rezistente ndaj klimës dhe efikase ndaj burimeve. Është veçanërisht e rëndësishme për mua të njoftoj se do të kemi një Atashe për Ushqim dhe Bujqësi në Ambasadën Gjermane në Shkup, z. Frank Müller. Ai do të jetë përgjegjës për politikën tonë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që do të punojë ngushtë me SËG-në. Objektivi ynë është të zgjerojmë bashkëpunimin bujqësor me Ballkanin Perëndimor dhe të promovojmë mundësitë e eksportit dhe investimet e Kosovës në sektorët e bujqësisë të rajonit”, shtoi gjithashtu Ministri Ozdemir.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Cem Ozdemir, i shoqëruar nga Ministri Faton Peci kanë vizituar vreshtarë e verëtarë në Komunën e Rahovecit, si dhe patën një takim me gratë fermerë ë Kooperativën Bujqësore “Krusha”.

Ndryshe, nesër në Kuvend si pikë e rendit të ditës është edhe ratifikimi i Marrëveshjes mes Qeverisë Gjermane dhe Qeverisë së Kosovës, për financimin e projektit në vlerë prej 20 milionë euro për zhvillimin e zonave rurale për periudhën 3 vjeçare.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29