MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Januzi: Mbështetje e vazhdueshme për fuqizimin e sektorit pyjor

17.01.2017

Prishtinë,  16 janar 2017 – Mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për sektorin e pylltarisë nuk do të mungojë asnjëherë dhe në të ardhmen parashihen të realizohen projekte të ndryshme, në mënyrë që ky sektor të zhvillohet dhe fuqizohet edhe më tej. Kështu është shprehur zëvendësministri i MBPZHR-së, Vezir Januzi në ceremoninë e lëshimit në funksion të linjës së re të prodhimit të peletit dhe briketit nga mbetjet malore, në kompaninë Thes-Ari Recycling Industry, në komunën e Kllokotit, projekt i financuar nga Zyra e BE-së në Prishtinë.

Me këtë rast, ai ka theksuar se pyjet janë resurse natyrore me interes te veçantë dhe gëzojnë mbrojtje të veçantë dhe sipas tij ato duhet të shfrytëzohen në pajtim me ligjin për interes të përgjithshëm. Ai ka treguar se MBPZHR-ja në vazhdimësi është duke punuar në rritjen e efikasitetit në mbrojtjen e pyjeve dhe ripyllëzimin e tyre.

Po ashtu, ai ka falënderuar edhe zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, e cila ka përkrahur këtë kompani në shtimin në prodhim të linjës së re, e po ashtu ai ka theksuar se përmes mbështetjes së vazhdueshme të BE-së, shumë agrobiznese vendore po arrijnë të shtojnë prodhimin dhe fuqizohen edhe më tej.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30