REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Intensifikohet bashkëpunimi Kosovë – Francë në bujqësi

21.05.2015

Kosova e sheh Francën si një model për zhvillimin e bujqësisë dhe është e interesuar të marrë shumë nga përvoja e këtij vendi, në veçanti sa i përket sektori të bujqësisë organike, vertarisë dhe vreshtarisë, si dhe sektorit të qumështit. Kështu tha sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi gjatë një takimi që pati me një delegacion nga Ministria e Bujqësisë e Francës. Ky delegacion kryesohej nga Geroges – Pierre Malpel, Inspektor gjeneral në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë të Francës. Po ashtu ai shoqërohej edhe nga Emanuel de Laroche, udhëheqës për certifikim evropian dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Agjencinë Bujqësore të Pagesave në Francë.

Vizita e tyre në Kosovë vjen pas takimeve të shumta që kishte Ministri Memli Krasniqi në Francë gjatë Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë.

Ministri Krasniqi i informoi zyrtarët nga Franca për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Programin për Pagesa Direkte. Ai foli për të arriturat në bujqësi dhe prioritet për vitet e ardhshme. Ministri theksoi se janë shënuar hapa të rëndësishëm në bujqësi dhe se ky sektor është një nga kryesorët që gjeneron zhvillim ekonomik dhe punësim. Ministri Krasniqi tha se ministria po e rritë çdo vit fondin për fermerë dhe gradualisht po orientohet në sektorë strategjik. Falë investimeve nga shteti, tha ministri, është rritur prodhimi dhe prodhuesit tanë kanë arritur të gjejnë vend në tregun rajonal dhe evropian.

Ministri tha se Kosova dhe Franca kanë pasur një bashkëpunim shumë të mirë në fushën e bujqësisë deri më tash dhe shprehi përkushtimin që ky bashkëpunim të thellohet. Kjo vizitë tha ai, dëshmon për përkushtimin që ky bashkëpunim të rritet.

“Padyshim Franca është model për ne në bujqësi dhe një lider botëror. Kosova ka potencial në bujqësinë organike, në vertari, vreshtari dhe blegtori dhe nga këto fusha mendojmë se mund të marrim përvoja nga Franca. Për ne është e rëndësishme që të aplikojmë praktikat me të mira të punës që të rrisim prodhimin dhe cilësinë e produkteve tona bujqësore”, tha ministri Krasniqi.

Nga ana tjetër inspektori gjeneral në Ministrinë e Bujqësisë në Francë Georges-Pierre Malpel, u shpreh i lumtur për vizitën në Kosovë dhe falënderoi ministrin për pritjen. Ai tha se deri me tani Franca ka ndihmuar në shumë drejtime Kosovën, në veçanti në sektorin e bujqësisë. Malpel shprehi gatishmërinë që kjo mbështetje të rritet dhe se Franca është e gatshme të ofrojë në veçanti asistencën teknike në përmirësimin e bujqësisë në Kosovë, me theks tek sektorët strategjik.

Ministri dhe delegacioni nga Franca u pajtuan që të kenë komunikim të vazhdueshëm në mënyrë që të konkretizohen edhe fushat e bashkëpunimit.

Delegacioni nga Franca do të qëndrojë për disa ditë në Kosovë dhe do të ketë takime edhe me zyrtarë tjerë qendror e lokalë të sektorit të bujqësisë. Gjithashtu ata do të vizitojnë edhe disa ferma dhe do të kenë takime edhe në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31