MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

‘Hardhfest’ promovon mese miri rrushin dhe verën nga Kosova

02.09.2016

“Për kokër t’qefit”, është motoja e edicioni të 15-të dhe jubilar i “festës së vjeljes së rrushit – HardhFest”, që do të zgjasë deri më datën 4, n’Konak të Rahovecit, tek shtëpia e verës.

Sot, vreshtaria dhe prodhimi i verës është një sektor modern për Kosovën, dhe jo vetëm që plotëson nevojat e brendshme, por ka arritur që të eksportohet me sukses edhe  në tregjet e rajonit dhe anë e mbanë botës.

Presidenti i Kosovës, i cili mori pjesë në hapje të festivalit të rrushit, tha se Kosova duhet që ta kthejë  më shumë vëmendjen tek prodhimi bujqësor , si një fushë ekonomisë që ka një potencial ende të pa shfrytëzuar mirë.

 “Unë gëzohem dhe krenohem për faktin që fal subvencioneve që kanë ardhur në rritje, është shtuar ndjeshëm sipërfaqja e vreshtave dhe prodhimit të rrushit. Fatmirësisht nuk është rritur vetëm sasia, por edhe rendimenti dhe cilësia e prodhimit të rrushit dhe verës. Sot, vreshtaria dhe prodhimi i verës është një sektor modern për Kosovën, dhe jo vetëm që plotëson nevojat e brendshme, por ka arrit që të eksportojë me sukses... anë e mbarë botës. Shtimi i vreshtave dhe prodhimit të verës ka pasur ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin e turizmit kulturor dhe agro-turizmit, duke pasuruar ofertën turistike të Kosovë dhe duke tërhequr më shumë vizitor. Vreshtaria përveç rëndësisë ekonomike, ka edhe një rëndësi të madhe kulturore, sepse është pjesë e trashëgimisë tonë shekullore që dëshmon për nivelin e lartë të civilizimit të popullit tonë”, theksoi presidenti Thaçi.

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, prodhimet e rrushit të Rahovecit i ka krahasuar me prodhimet e rrushit të  Italisë dhe rrushit të Francës. Ai tha se vera kosovare është verë cilësore, e cila tashmë po njihet jo vetëm nga vendet e rajonit por edhe nga vendet Evropiane, sepse sipas ministrit Krasniqi, sasitë e shitjes së verërave të Kosovës po rriten nga viti në vit.

“Sektori i rrushit dhe i verës është ndër sektorët më strategjik që i kemi si vend, kjo është edhe arsyeja që në vazhdimësi Qeveria e Kosovës e ka mbështetur këtë sektor, duke e mbështetur edhe më shumë se të gjitha vendet e rajonit. Jo vetëm përmes subvencioneve rekorde, por edhe përmes granteve të ndryshme dhe përmes projekteve të tjera zhvillimore të cilat janë në funksion të arritjes së potencialit që e ka vreshtaria dhe veraria në Kosovë, e cila ende nuk ka arritur aty ku e kemi synim të gjithë”, tha ministri Krasniqi.
Ai tha se ndër projektet tjera zhvillimore që ndërlidhen në përgjithësi me projekte bujqësore, janë projektet e ndryshme të ujitjes që po realizohen në këtë vit dhe vitin e ardhshëm . Krasniqi për vitin  tjetër premtoi se në këtë vend, do të bëhet një treg modern për rrushin, një treg i cili sipas tij, do të jetë në shërbim të të gjithë vreshtarëve rahovecianë.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idiz Vehapi,  e ka cilësuar tokën rahoveciane si të bekuar nga Zoti, sepse sipas tij,  ka vreshta me rrush të mirë.  Ai ju drejtua vreshtarëve, duke i quajtur më meritorët në ruajtjen e  kujtesës kolektive dhe ambasadorë të shkëlqyeshëm të Dardanisë së vjetër dhe Kosovës së re. Vehapi tha se duhet të përkulemi para punës së vreshtarëve.
Vehapi: Kjo tokë është e bekuar nga Zoti

“Kjo tokë është e bekuar, sepse ka vreshta me rrush të mirë, këtë tokë e ka bekuar Zoti, që kur i ka dhënë të drejtën për të rritur hardhinë e rrushit dhe brez pas brezi i ka dhuruar njerëzit punëtorë që ta trajtojnë me kujdes këtë tokë që rritë frytin magjik. E këtë njerëz kanë bërë një punë të pa lodhshme me shumë dashuri për të kultivuar rrushin dhe sot kemi me çka t’i presim miqtë nga mbarë vendi dhe më gjerë”, tha Vehapi.
Ai tha se qytetarët rahovecianë sipas ardhës të dardanëve, janë sërish këtu duke u marrë me vreshtari dhe me artin e prodhimit të verës.

Në hapjen e “HardhFest” prezent ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, i cili tha se Shqipëria është destinacioni më i madh i verërave të Kosovës, ku janë mbi 1 milion litra verë që eksportohen çdo vit nga Rahoveci dhe nga të gjitha trojet e Kosovës.
Minxhozi: Sa më tepër që ju prodhoni rrush, aq më tepër verë konsumohet në Shqipëri
Video

“Sa më tepër që ju prodhoni rrush këtu, aq më tepër verë konsumohet ën Shqipëri. Është një lajm shumë i gëzuar, Shqipëria është destinacioni më i madh i verërave të Kosovës. Janë mbi 1 milionë litra verë që eksportohen çdo vit nga Rahoveci dhe nga të gjitha trojet e Kosovës, ku kanë një rritje të hatashme nga viti në vit 20 për qind më tepër”, tha Minxhozi.
Sipas ti, vera e Kosovës nuk është prezent vetëm në Tiranë, por është në Sarandë, është në Gjirokastër dhe kudo në Shqipëri.

E veçanta e këtij edicioni jubilar, është edhe ardhja e stërmbesës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbe, Sofie Kastrioti, e cila do të jetë pjesë e programit, ku edhe do të përformojë veprat e saj artistike.

Ky festivali ndër vite ka ndryshuar, duke arritur nivelin e organizimeve më të rëndësishme në Kosovë.

Me ri-brendimin e festës së vjeljes së rrushit, duke u quajtur HardhFest, si dhe me rritjen e aktiviteteve, festivali arriti të fuqizohet,  duke sjellë 20 mijë turistë në festë dhe Rahovec.
Gjithashtu këtë vit, HardhFest-i arriti të ndërkombëtarizohet, nëpërmjet Art Symposium dhe Koncerteve, duke sjellë emra të njohur të artit ndërkombëtarë, si artistë nga Suedia, Zvicra, Gjermania, Arabia Saudite, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Polonia, Turqia, Bullgaria, Maqedonia si dhe Shqipëria e Kosova.

Rahoveci për tri ditë me radhë do të mbajë të shtruar sofrën e madhe me rrush, pije e ushqime të nxjerra prej rrushit. Këto ushqime dhe pije do të shoqërojnë tingujt e muzikës, vargjet e poezisë dhe vallet e njohura.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30