MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Hardhfest, ngjarje e rëndësishme për promovimin e Kosovës dhe prodhimeve unike të saj

05.09.2015

Shumë qytetarë nga mbarë Kosova, Shqipëria por edhe nga vende të ndryshme të botës kanë mësyer sot Shtepinë e Verës në Rahovec ku ka filluar Festivali i Vjeljes së Rrushit “HardhFest’.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi ishin ata që hapen festivalin duke bërë prerjen e kalaveshit të rrushit, si dhe duke iu drejtuar të pranishmëve.

Ministri Krasniqi tha se është i nderuar që ky festival ka sjellë kaq shumë njerëz në Rahovec, për të parë prodhimet bujqësore tradicionale. Ai tha se Rahoveci e meriton që ky festival të vazhdojë të jetë tradicional dhe me një organizim të mirë. Ministri tha se HardhFest do të behet një prej ngjarjeve më të rëndësishme në vend.

“Sa herë që secili prej nesh vjen në Rahovec, padyshim që është një kënaqësi, por sot është një kënaqësi edhe më e madhe sepse kemi ardhur këtu për të shënuar një ditë të rëndësishme, për të filluar sezonin e vjeljes së rrushit. Kjo festë ka një traditë shumë të gjatë, por realisht ky vit shënon një fillim të ri për këtë festë. Nga ky vit ne besojmë që këtë traditë, ashtu sic është bërë edhe me punën e mrekullueshme të këshillit oranizativ dhe të qindra vullnetarëve nga qyteti i Rahovcit dhe nga qytetet tjera do ta transofrmojmë në një festë të vërtetë”, tha ministri Krasniqi, teksa ka thënë se mbeshtetja e ministrisë për vreshtarët e kësaj zone do të vazhdojë në shumë dimesione.

“Kjo është një festë më e rëndësishme e stinës, që dëshmon një traditë të lashtë të popullit të Kosovës për të filluar mbledhjen e bereqetit të kësaj toke kaq të vlefshme të shtetit tonë. Prandaj ndjehem e nderuar që sot po marr pjesë në këtë festë jo vetëm tuajën, jo vetëm të komunës suaj por të gjithë shtetit tonë. Po bëhemi kështu pjesë e një tradite, që i gëzohet mirëqenies për të gjithë. Vjelja e rrushit nuk është vetëm një festë e zakonshme dhe as vetëm një shënim i një tradite të kësaj ane por një fillim i vitit të mbarë për familjet tuaja dhe përgjithësisht për shtetin tonë dhe shoqërinë tonë”, tha Jahjaga.

Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi tha se Rahoveci është i nderuar të mirëpres mysafirë për të shijuar verën, rrushin dhe prodhimet tjera nga ky qytet. “Qyteti ynë sot ka hapur dyert për të gjithë Kosovën dhe më gjerë. Kjo festë na jep mundësinë të takohemi me njëri tjetrin, të argëtohemi, të shkëmbejmë përvojat. Mbi të gjitha, të kujtojmë të parët tanë që merreshin me këtë veprimtari, dhe të falenderojmë bujqit tanë të vyer që po vazdojnë të mos e kursejnë veten për të na ofruar mundësinë që ta shijojmë këtë fryt të ëmbël”, tha Vehapi. Në emër të Këshillit Organizativ, Afrim Sharku tha se janë përpjekur të bëjnë një organizim sa më të mirë, dhe se ky vullnet për organizim sa më të mirë do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Gjatë kësaj ceremonie u ndanë edhe disa shpërblime për vreshtarët më të mirë. Ata të cilët u shpërblyen ishin Enver Sokoli, Enver Haxhimustafa, Besim Shala dhe Beadin Limanmera.


  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31