MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Franca premton përkrahje për bujqësinë kosovare

22.01.2015

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, me të cilën ka biseduar për prioritetet e MBPZHR-së për këtë vit dhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë sektor.

Ministri Krasniqi me këtë rast ka falënderuar ambasadoren Daviet për mbështetjen që Franca i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë. Ai e ka njoftuar ambasadoren për objektivat e ministrisë për këtë vit, duke thënë se mbështetja për fermerët këtë vit do të jetë më e madhe, si dhe do të aplikohen edhe forma të reja të mbështetjes për sektorë të ndryshëm. Ministri Krasniqi tha se fokus i përhershëm do të jetë rritja e transparencës dhe efikasitetit në çdo proces.

Franca premton perkrahje per bujqesine kosovare

Ministri Krasniqi tha se MBPZHR-ja është e interesuar që të krijojë raporte konkrete bashkëpunimi me vendet e rajonit por edhe me vende të tjera të BE-së. Me këtë rast, ai shprehi gatishmërinë që të thellohet dhe zgjerohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Francës.

Nga ana e saj, ambasadorja Maryse Daviet, ka uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe vlerësoi përkushtimin e tij për të avancuar programet për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural në përgjithësi. Ambasadorja ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30