Fillon ndërtimi i kanalit të kullimit të tokave bujqësore në Shtime
26.06.2023Prishtinë, 26 qershor 2023 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, nën shoqërimin edhe të Kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu filluan punimet për ndërtimin e kanalit të kullimit të tokave bujqësore, pjesë e projekteve të investimeve kapitale të MBPZHR-së për ujitje në vlerë prej 336.475,00 Euro.
Kanali i kullimit të tokave bujqësore fillon nga Lagjja e Zymberve në Godanc të Epërm dhe përfshin tokat që shtrihen nga të dyja anët e lumit duke mbuluar kështu një sipërfaqe prej 215 ha, e cila kalon nëpër fshatin Gjergjaj deri tek Lumi Sitnicë. Gjatësia e kanalit kullues është 1900m.
Me këtë investim që përgjatë 215 hektarëve për 20% do të përmirësohet prodhimtaria e bujqve të Shtimes.