MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Fermerët e zellshëm, asete të zhvillimit të bujqësisë

08.07.2023

Prishtinë, 8 korrik 2023 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci u prit për vizitë nga fermeri Vesel Krasniqi në fshatin Çabiq i cili njëherësh është edhe përfitues për herë të parë i mbështetjes financiare shtetërore. Edhe pse fillimisht në listë të pritjes, ai përmes Programit për Zhvillim Rural 2022, respektivisht grantit në vlerë prej 92,000.00 Euro, ka rritur pemishten e tij edhe për 3 ha me arrë, nga 3,5 ha që ka pasur më herët, duke i bërë kështu rreth 6.5 ha.

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci e përgëzoi z. Krasniqi për punën dhe angazhimin e tij në bujqësi dhe njëkohësisht shtoi duke thënë se “Tek Veseli pashë më shumë se një bujk. Pashë vullnet për bujqësinë në sytë e tij e kudo ku dora e tij kishte prekur, krah për krah me mbështetjen institucionale”, shtoi mes tjerash Ministri Peci.

Përpos ngritjes së pemishtes, fermeri Vesel Krasniqi ka përfituar edhe përkrahje për infrastrukturën përcjellëse dhe makineritë e nevojshme bujqësore.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30