MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Fëmijët sjellin në jetë drunjtë përmes pikturës

21.11.2023

Prishtinë, nëntor 2023 – Në ambientet e bibliotekës komunale “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë u mbajt ekspozita me titull “Fëmijët sjellin në jetë drunjtë përmes pikturës”, pjesë e programit “Mbështetje në fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për përmirësimin e jetesës në zonat rurale dhe adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë”. Program në fjalë zbatohet nga Organizata për Bujqësi dhe Ushqim (FAO) e Kombeve të Bashkuara dhe bashkë-financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë. Në këtë ngjarje u prezantuan punimet artistike të nxënësve nga katër shkollat fillore të Prishtinës: ShFMU “Nazim Gafurri”, ShFMU “Faik Konica”, ShFMU “Xhemajl Mustafa”, dhe ShFMU “Elena Gjika”.

Ngjarja synoi të ngris ndërgjegjësimin në komunitet rreth rëndësisë së mbrojtjes së mjedisit dhe pyjeve. Programi i FAO-s, së bashku me mbështetjen financiare nga partnerët, ka kontribuar në ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe adresimin e sfidave të ndryshimeve klimatike në Kosovë.Drejtori i Departamentit të Pylltarisë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Tahir Ahmeti theksoi rëndësinë e ngjarjes, duke deklaruar se kjo është një shfaqje e ngritjes së vetëdijes dhe ndikimit për ndryshim ndaj qasjes së pyjeve. Ai shtoi duke përshkruar rëndësinë e pyjeve ku tha se për prodhimin e oksigjenit për një njeri duhen vetëm 4 drunjë të ahut.

Nga ana e tij, Olivier Boudart, nga Zyra e BE-së në Kosovë, tha se ndonëse sot po festojmë Ditën Botërore të Fëmijëve, le të filloj duke i uruar artistët tanë të rinj. “Është vërtet e mahnitshme nga cilësia dhe bukuria e vizatimeve dhe pikturave tuaja. Pyjet janë një burim kyç i planetit tonë, ndërsa ju keni zgjedhur që të na kujtoni këtë përmes pikturës”, tha mes tjerash, z. Boudart.

Pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar të punojnë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme në fushën e pyjeve dhe mbrojtjes së mjedisit. FAO, në bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët e saj, vazhdon të marrë masa të përbashkëta për të promovuar menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen aktive të komunitetit. Këto përpjekje synojnë të frymëzojnë dhe fuqizojnë komunitetin për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme në fushën e pyjeve dhe mbrojtjes së mjedisit.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30