MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Drejtorja Ekzekutive e AZhB-së merr pjesë në panairin e 61-të “AGRA 2023”

29.08.2023

 Prishtinë, gusht 2023 – Përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, konkretisht zyrtarë nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë të kryesuar nga Drejtorja Ekzekutive e AZhB-së, Venera Çerkini, morën pjesë në Panairin e Bujqësisë Ushqimit dhe Teknologjisë “AGRA 2023” i cili u mbajt në Gornja Radgona në Slloveni,ku për herë të parë Kosova u përfaqësua me shtandin e saj.

Drejtorja Ekzekutive e AZhB-së, Venera Çerkini tha se qëllimi i kësaj pjesëmarrjeje ishte të sigurohet bashkëpunim në lidhje me eksportin e produkteve vendore me kompanitë sllovene, si dhe ndërtimi i urave bashkëpunuese në aspektin profesional, të inovacionit dhe digjitalizimit.

Pjesëmarrja në këtë panair u organizua në kuadër të bashkëpunimit të Qeverisë Gjermane/ Organizatës për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ dhe Odës Sllovene për Biznes.

Në këtë panair në të cilin morën pjesë 35 shtete dhe 1700 kompani e shoqata nga mbarë Evropa, u prezantuan edhe tri shoqata sektoriale vendore, si: OrgNika, PEPEKO dhe Mjedra e Kosovës.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31