MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Banka Botërore do të jetë gjithmonë partner strategjik për bujqësinë në Kosovë

30.12.2015

Prishtinë, 30 dhjetor 2015 –Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim lamtumirës me drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për prioritetet e MBPZhR-së për vitin e ardhshëm.

Ministri Krasniqi me këtë rast ka falënderuar drejtorin e BB-së në Kosovë për përkrahjen që kjo bankë e ka dhënë në vazhdimësi për zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë dhe angazhimin e tij personal në shumë projekte të rëndësishme për Kosovën. Ai e ka njoftuar drejtorin Olters për investimet që janë bërë në këtë sektor, me ç’rast ka theksuar se mbështetja e MBPZhR-së dhe BB-së, ka ndikuar që ky sektor të fuqizohet edhe më tej.

Po ashtu, Krasniqi theksoi se objektivat dhe prioritetet e ministrisë për vitin e ardhshëm janë që të rritet mbështetja për bujqësinë, duke u zgjeruar në përkrahjen edhe të shumë kulturave të reja bujqësore.

Ministri Krasniqi tha se MBPZHR-ja është e gatshme që të bashkëpunojë me BB-në në të ardhmen për realizmin e  shumë projekteve tjera në fushën e bujqësisë, duke e konsideruar si një partner strategjik për avancimin e sektorit.

Nga ana e tij, drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters, vlerësoi përkushtimin e ministrit Krasniqi për të avancuar programet për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural në përgjithësi dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Bankës Botërore, por edhe të tij personale për të përkrahur edhe më tej zhvillimin bujqësor të vendit.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31