MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

“Agrovizioni” modernizon linjat prodhuese

14.10.2016

Prishtinë, 14 tetor 2016 – Agrobizneset vendore po modernizojnë teknologjinë e tyre prodhuese dhe përpunuese në fermat e tyre bujqësore.  Së fundmi, kooperativa bujqësore “Agrovizioni”, ka zgjeruar linjat e saj, me mbështetjen e projektit të USAID-it për zhvillimin e bujqësisë dhe mundësitë rurale “AGRO”, ku në përurimin e kësaj linje ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit, Vezir Januzi.

Me këtë rast, ai ka thënë se agrobizneset vendore përmes programeve mbështetëse të MBPZHR-së dhe USAID-it, po zgjerojnë kapacitetet e tyre prodhuese dhe përpunuese. E me këto investime, sipas tij agrobizneset kanë modernizuar teknologjinë prodhuese dhe përpunuese, duke sjellë në treg prodhime cilësore dhe me standarde evropiane.

Ai po ashtu ka treguar se “Agrovizioni”, është njëra agrobizneset vendore e cila ka përfituar edhe nga grantet investive të ministrisë, duke rritur kështu edhe sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30