MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Agroturizmi, potencial për zhvillimin ekonomik e bujqësor të vendit

25.02.2022

Prishtinë, 25 shkurt 2022 – Kosova ka potencial të lartë për zhvillimin e agroturizmit, që konsiderohet si një ndër fushat me ndikim më të madh në zhvillimin ekonomik e bujqësor të vendit, duke mundësuar edhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kështu është shprehur Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe  Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë vizitës së fshatit Bërnicë, që njihet një nga zonat për zhvillimin e veprimtarive në fushën e agroturizmit e që këto veprimtari po gjallërohen dita ditës në këtë pjesë të Komunës së Prishtinës. Për avancimin e vlerave tradicionale dhe këtyre veprimtarive, Ministri Peci ka premtuar përkrahje përmes programeve vjetore të Ministrisë.

“Përmes Programit për Zhvillim Rural, i cili do të shpallet gjatë muajit Mars të këtij viti, ne synojmë të mbështesim projektet, qëllimi i të cilave është ngritja dhe ruajtja e vlerave tradicionale e agroturizmit, e sidomos ato projekte të cilat kultivojnë vlerat e produkteve bujqësore, të cilat i nxjerrim nga toka jonë”, ka theksuar Ministri Peci.

Gjatë vizitës tek “Molla e Egër – Agroturizëm”, ku kultivohen veprimtaritë e agroturizmit, Ministri ka parë nga afër të gjithë procesin e furnizimit dhe mënyrën e funksionimit të kësaj veprimtarie, e cila në fokus ka ushqimin bio dhe të freskët.

Ndryshe, fermerë nga rajone të ndryshme të vendit janë ata që e furnizojnë këtë subjekt me prodhimet e tyre bujqësore, si qumështi, mishi i gjedheve, deleve dhe dhive. Po ashtu, ky subjekt i agroturizmit zhvillon edhe veprimtari bujqësore, ku aktualisht ka një fermë të pulave, në të cilën rriten pulat e fshatit të llojit New Hampshire dhe kultivohen perimet.

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31