MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Mbahet punëtoria e dytë e programit “Menaxhimi i Zjarrit në Natyrë në Ballkanin Perëndimor”

24.08.2023

Prishtinë, 24 gusht 2023 – Punëtoria e dytë në kuadër të programit “Menaxhimi i Zjarrit në Natyrë për Ballkanin Perëndimor”, u mbajt sot në Prishtinë, në sallat e hotel “Garden”. Qëllimi i punëtorisë ishte prezantimi i draft Raportit për menaxhimin e zjarreve në natyrë në Republikën e Kosovës, si dhe kontributi i të gjitha palëve të interesit, për të krijuar një SWOT analizë të sistemit aktual, si dhe për të propozuar udhëzime për Menaxhimin e Zjarrit. “Menaxhimi i Zjarrit në Natyrë në Ballkanin Perëndimor” është një Program i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim - SDC, koordinohet nga kompania “Farmahem” nga Shkupi, Maqedonia e Veriut, me mbështetjen e Helvetas Swiss Intercooperation nga Zvicra dhe Qendra Rajonale e Monitorimit të Zjarrit (RFMC). Ky program synon të nxis bashkëpunimin rajonal, të krijojë politika të përbashkëta dhe të zhvilloj strategji dhe udhëzime të Menaxhimit të Zjarrit në Natyrë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Programi përdor një qasje pjesëmarrëse që përfshin në proces popullatën lokale, promovon barazinë gjinore dhe forcon më tej ndërgjegjësimin publik për rëndësinë e ruajtjen e burimeve natyrore.

Në këtë punëtori i pranishëm ishte edhe Këshilltari i Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Albert Behrami, ndërsa punëtorinë e hapi Tahir Ahmeti, Drejtor i Departamentit të Pylltarisë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Cvetan Nikolovski – Udhëheqës i ekipit të programit Menaxhimit të Zjarrit në Natyrë në vendet e Ballkanit Perëndimor.Në fjalën e tij hyrëse, z. Ahmeti theksoi që qëllimi i këtij programi është të inkurajojëbashkëpunimin rajonal, të krijojë politika të përbashkëta, të zhvillojë strategji dhe udhëzime për menaxhimin e zjarrit në natyrë në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe të përcaktojë rolin e të gjitha palëve të interesit në Republikën e Kosovës.

Në anën tjetër, Cvetan Nikolovski, Udhëheqës i ekipit të Programit të “Menaxhimit të Zjarrit në Natyrë në Ballkanin Perëndimor”, pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit, theksoi se përkrahja dhe angazhimi i të gjithë palëve të interesit është i nevojshëm për zbatimin me sukses të programit, i cili është qëllimi i përbashkët.

Ballkani Perëndimor është një nga rajonet më të prekura në Evropë nga zjarret në natyrë. Ndryshimet klimatike, ndryshimi i përdorimit të tokës dhe migrimi rural po rrisin cenueshmërinë e ekosistemit ndaj zjarreve në natyrë në rajon. Për të zbutur ndikimet negative të zjarreve në natyrë në Ballkanin Perëndimor, është e nevojshme të ketë bashkëpunim gjithëpërfshirës, ndërkufitar dhe shkëmbim njohurish për të forcuar kapacitetet për menaxhimin e zjarrit në natyrë.

Ndryshe, faza e parë është projektuar të zbatohet nga 01.02.2022 deri më 31.08.2025.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31