Departamenti për Analiza ekonomike dhe Statistika Bujqësore (DAESB)
Detyrat dhe përgjeësitë e Departamentit për Analiza Ekonomike dhe Statistika Bujqësore janë:
- Kryerjen e aktiviteteve që kanë të bëjnë me hulumtimin dhe strukturimin e analizave ekonomike;
- Kryerjen e aktiviteteve që kanë të bëjnë me hulumtimin dhe strukturimin e analizave sektoriale të sektorit agro–rural;
- Sigurimi i të dhënave dhe analizave për të mbështetur programet e zhvillimit ekonomik të mbështetura nga Ministria dhe përgatitjen e masave të tjera të ngjashme;
- Projekton, organizon dhe përgatit sistemet analitike që nevojiten për punën e Ministrisë në përmbushje të kërkesave për antarsim në BE, në përputhje me PPB duke përfshirë standardet dhe procedura të tjera të BE-së;
- Analizimin e kostove të prodhimit dhe kostove të investimit për kultura të caktuara;
- Analizën e zinxhirit të vlerës ushqimore;
- Evaluimin e programeve të Ministrisë në linjë me përgatitjen e MBPZHR-së për hyrjen në BE;
- Përgatitja e Raportit të Gjelbër vjetor lidhur me zhvillimet dhe ndryshimet strukturore në sektorin e bujqësisë;
- Parashikimi i skenarëve/perspektives së zhvillimit të sektorit agro rural;
- Përpunimi dhe mbledhja e statistikave bujqësore, organizimin dhe zhvillimin e FADN-së dhe SITB dhe SIIB;
- Bashkëpunon ngusht me departamentet teknike në MBPZHR (Departamentin e Politikave Bujqësore dhe Tregjeve, Departamentin e Zhvillimit Rural, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Shërbimin Këshillimor, Departamentin e Pylltarisë, etj).
Në kuadër të Departamentit për Analiza Ekonomike dhe Statistika Bujqësore, bëjnë pjesë:
- Divizioni i Analizave Ekonomike dhe
- Divizioni i Statistikave Bujqësore.
Personi kontaktues:
Delvina Hana Bakija - Drejtore e DAE &SB
Tel: +383(0)38/ 200 -38 - 886
E-mail: [email protected]
Divizioni i Analizave Ekonomike (DAE)
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Analiza Ekonomike janë:
-
Kostoja e prodhimit dhe kostoja e investimit për kultura të caktuara.
Analizat sektoriale për sektorin agro rural;
- Analiza a tregjeve dhe tregtisë;
- Parashikime dhe skenarë;
- Analiza e zhvillimit rural, socio-ekonomik, rajonal;
- Analiza konsumatore dhe analiza e zinxhirit te furnizimit.
-
Publikimi i raporteve të ndryshme periodike analitike.
Udhëheqësi i Divizionit për Analiza Ekonomike raporton tek udhëheqësi i Departamentit të Analiza Ekonomike dhe Statistika Bujqësore.
Personi kontaktues:
Adelina Maksuti - Udhëheqëse e Divizionit për Analiza Ekonomike
Tel: +383(0)38/200-38-866
E-mail: [email protected]
Divizioni i Statistikave Bujqësore (DSB)
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Statistika Bujqësore janë:
- Themelimi i bazës së të dhënave statistikore për sektorin e bujqësisë;
- Koordinimi me Agjencinë e Statistikave të Kosovës;
- Shqyrtimi/analizimi i të dhënave statistikore;
- Themelimi dhe mirëmbajtja e sistemit të FADN-së;
- Themelimi dhe mirëmbajtja e sistemit të AMIS;
- Themelimi i SIIB;
- Menaxhimi i bazës se të dhenave dhe përgatitja e raporteve për eksport–import për kapitujt 0-24.
Koordinimi/pjesëmarrja në procesin e përafrimit të legjislacionit dhe praktikave në fushën e statistikave bujqësore.
Udhëheqësi i Divizionit për Statistika Bujqësore raporton tek udhëheqësi i Departamentit për Analiza Ekonomike dhe Statistika Bujqësore.
Personi kontaktues:
Hakile Xhaferi - Udhëheqëse e Divizionit të statistikave bujqësore
Tel: +383(0)38/ 211 136
E-mail: [email protected]