REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministrat

Vezir JanuziZëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Vezir Januzi u lind më 28.09.1969 në Revuq të Podujevës.

Shkollimin e mesëm e mbaroi në Qendrën e Arsimit të Mesëm të Orientuem “28 nëntori” në Podujevë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka mbaruar magjistraturën në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin e Prishtinës - drejtimi bioteknologji në zooteknikë.

Në vitin 2013,  ka regjistruar studimet e doktoraturës në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit  në Universitetin e Tiranës. 

Nga viti 2003 -2010,  ishte drejtor i  NPSH “DUKAGJINI” në Prishtinë.

Nga viti 2010 - 2015, ishte Drejtor i Drejtorisë Komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Podujevës.

Është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe anëtarë i Këshillit të  Përgjithshëm të LDK-së.

Më datë 04.03.2015 është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Vezir Januzi është i martuar dhe ka katër fëmijë. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO