REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Januzi: Mbështetja për sektorin e bujqësisë po rritet në vazhdimësi

24.08.2017

Prishtinë, 24 gusht 2017 -  Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi priti sot në një takim Guner Ozan Yurt, Drejtor i përgjithshëm i kompanisë për grumbullimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore “Gunes Gumruk Musavirligi, e cila po ashtu mundëson eksportin e tyre nëpër vende të ndryshme.

Gjatë takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit për investimet në ndërtimin e qendrave të mëdha për grumbullimin e produkteve bujqësore.

Me këtë rast zëvendësministri Januzi premtoi mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim dhe krijimin e kushteve më të favorshme për investitorë në fushën e bujqësisë.

Zëvendësministri Januzi, e ka njoftuar drejtorin Yurt për projektet zhvillimore të kësaj ministrie, përmes të cilave po ofrojnë mbështetje të vazhdueshme për fermerët kosovar, të cilët kanë shënuar rritje të sipërfaqeve të mbjella me kulturave të ndryshme bujqësore.

Nga ana e tij, drejtori Yurt falënderoi zëvendësministrin për pritjen dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në realizimin e projekteve bujqësore.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO