MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Shpallen 389 përfitues të granteve në bujqësi – 31 milionë euro investime dhe 2500 vende të reja pune

03.10.2015

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) ka përfunduar vlerësimin e projekteve për grante nga Programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015, dhe listat finale të përfituesve janë bërë publike në faqen e kësaj agjencie si dhe të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).

Listat finale vijnë pas vlerësimit preliminar, kontrollit të parë në terren dhe pas shqyrtimit të ankesave. Listat finale përfshijnë përfituesit nga katër masa; Masa 101: Investimi në astet fizike në ekonomitë bujqësore, që përfshinë prodhimtarinë primare; Masa 103: Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore; Masa 302: Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve dhe Masa e Ujitjes së tokave bujqësore. Numri total i përfituesve nga grantet e MBPZHR-së është 389 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Investimet totale në këto projekte mbi 31 milionë e 600 mijë euro, prej të cilave nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural investime janë mbi 19 milionë e 300 mijë euro, ndërkaq mbi 12 milionë euro janë investime nga vet fermat dhe kompanitë përpunuese.

Nga indikatorët e përgatitur, bazuar në projektet e fermave, do të hapen 1449 vende të reja pune direkte dhe të rregullta. Nga impakti i këtyre investimeve dhe vendeve të rregullta të punës, do të hapen edhe rreth 1000 vende pune indirekte në sektorë që ndërlidhen me bujqësinë.

Në total, numri i vendeve të reja të punës, të rregullta dhe indirekte shkon në rreth 2500. Listat finale përfshijnë sektorë të ndryshëm.

Më poshtë është lista e sektorëve, përfituesit dhe shuma e investime publike nëpër secilin:

Sektori për pemë drufrutore, 42 përfitues – investimi nga MBPZHR – 2,344, 918.00
Sektori për pemë manore, 29 përfitues – investimi nga MBPZHR – 1,369, 558.28
Sektori për Serra dhe depo për ruajtje të perimeve, 65 përfitues – investimi nga MBPZHR – 3,275, 340.85

Sektori Trashja e viçave, 27 përfitues – investimi nga MBPZHR – 1,469,504.64
Sektori Rritja e brojlerëve, 16 përfitues – investime nga MBPZHR – 841,681.23
Sektori Prodhimi i qumështit nga lopët, 43 përfitues – investimi nga MBPZHR - 1,808,347.38

Sektori Prodhimi i qumështit nga delet dhe dhitë, 16 përfitues – investimi nga MBPZHR - 736,215.85

Sektori i rrushit, 26 përfitues - investimi nga MBPZHR - 350,681.80
Sektori i vezëve, 5 përfitues – investimi nga MBPZHR - 295,511.85
Përpunimi i qumështit, 6 përfitues – investimi nga MBPZHR - 1,005,739.90
Përpunimi i mishit, 9 përfitues - investimi nga MBPZHR - 1,604,928.00
Përpunimi i pemëve dhe perimeve, 13 përfitues - investimi nga MBPZHR - 2,244,316.10

Prodhimi i verës, 4 përfitues – investimi nga MBPZHR - 386,675.00
Ujitja e tokave bujqësore 2015, 6 përfitues – investimi nga MBPZHR - 644,648.80
Bletaria, prodhimi/përpunimi dhe marketingu i mjaltit, 53 përfitues – investimi nga MBPZHR - 447,415.15

Grumbullimi dhe përpunimi i prodhimeve jodrusore të malit dhe marketingu i tyre, 7 përfitues – investimi nga MBPZHR - 117,096.20

Përpunimi i prodhimeve bujqësore (të kultivuara) dhe marketingu i tyre, 10 përfitues – investimi nga MBPZHR - 180,010.16

Zhvillimi i aktiviteteve artizanale dhe marketingu i tyre, 4 përfitues - investimi nga MBPZHR - 57,428.80

Zhvillimi i turizmit rural dhe turizmit në fermë, 7 përfitues – investimi nga MBPZHR - 142,960.61

Një pjesë e këtyre projekteve tashmë kanë nisur të implementohen dhe MBPZHR-ja synon që me këto investime të rritet dukshëm prodhimi vendor në këto sektorë.
MBPZHR-ja ka në synim që të rrisë për vitin e ardhshëm buxhetin për investime në projekte zhvillimore në bujqësi. Përveç këtyre investimeve në grante, MBPZHR është duke e implementuar edhe Programin për Pagesa Direkte, apo subvencione, ku buxheti i planifikuar për mbështetje të fermerëve është 23 milionë euro. Pothuajse gjysma e pagesave tashmë janë realizuar, duke përfshirë, pagesat për grurë, misër, pemishte ekzistuese, dhe janë në procedurë ato për perime në fushë të hapur, vreshta dhe blegtori. Në total investimet e MBPZHR-së këtë vit arrijnë në 43 milionë euro.

Listat jane publike ne keto faqe: https://azhb.rks-gov.net/index.php/sq-AL/
http://mbpzhr-ks.net/sq/listat-e-perfituesve-2015--2014--2013

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30