MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Promovohen prodhimet bujqësore në “Darkën e Lamës” në Gjilan

25.10.2016

Prishtinë, 25 tetor 2016 – Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi ka marrë pjesë në festën tradicionale “Darka e Lamës”,  në Gjilan, e cila është organizuar nga kjo komunë.

Gjatë shënimit të kësaj feste, fermerët e kësaj ane kanë promovuar produktet e tyre bujqësore, si dhe ushqime të ndryshme tradicionale, të cilat janë servuar për pjesëmarrësit e festës.

Gjatë fjalimit të tij në këtë organizim, zëvendësministri Januzi, tha se këto produkte bujqësore dhe ushqime tradicionale  janë shumë të rëndësishme për shtetin e ri të Kosovës dhe njëherësh edhe motivim për të punuar edhe më shumë dhe për të fuqizuar edhe më tej sektorin e bujqësisë, duke shtuar në të njëjtën kohë prodhimin dhe cilësinë e produkteve bujqësore. Ai, po ashtu ka treguar se MBPZHR-ja përmes masave të saj mbështetëse do të vazhdojë përkrahjen e fermerëve të komunës së Gjilanit, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të këtij sektori në këtë komunë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30