MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Përkrahja e MBPZHR-së ka ndikuar në rritjen e prodhimit bujqësor

28.09.2016

Prishtinë, 29 shtator 2016 - Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, ka marrë pjesë në Panairin e Mjedrës, që u mbajt në Podujevë, ku kultivuesit llapjanë të mjedrës, kanë ekspozuar produktet e tyre. Ky panair është organizuar nga Komuna e Podujevës dhe USAID-i.

Me këtë rast, zëvendësministri Januzi ka thënë se MBPZHR-ja ka rritur mbështetjen edhe për kultivuesit e mjedrës, ku përkrahje në këtë mbështetje kanë gjetur edhe fermerët e Podujevës. Përmes kësaj mbështetje, ai tha se kanë ndikuar në shtimin e prodhimit bujqësor në vend e bashkë me këtë edhe në rritjen e cilësisë së prodhimeve vendore.

“Kosova dhe Podujeva ka potencial të madh për prodhimin dhe përpunim bujqësor dhe ne si institucione po punojmë fuqishëm për krijimin e kushteve dhe mundësive ligjore,  politike dhe financiare për ngritjen dhe  avancimin e sektorit të bujqësisë”, tha zëvendësministri Januzi.

Pas nënshkrimit të MSA-së dhe heqjes së shumë barrierave dhe pengesave që ishin, ai tha se tashmë prodhuesit e mjedrës dhe kulturave tjera bujqësore kanë edhe më shumë mundësi për shitjen e produkteve të tyre edhe jashtë vendit.

Ai me këtë rast, ka falënderuar USAID-in për mbështetjen që i ka dhënë  bujqësisë dhe përmes bashkëpunimit që kanë pasur, ai tha se kanë arritur të ndikojnë në zhvillimin e hovshëm të bujqësisë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30