MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZHR-ja e interesuar që të rritet cilësia e materialit fidanor për pemë

28.04.2015

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot drejtuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Materialit Fidanor për pemë drufrutore dhe pemë të imëta, “PlantKosova”, me të cilët ka biseduar mundësitë e zhvillimit të mëtejmë të këtij sektori.

Ministri Krasniqi i informoi ata se MBPZHR-ja do të vazhdoje të subvencionojë prodhuesit e materilait fidanor, por edhe të gjejë mundësi të ndryshme të bashkëpunimit në mënyrë që ata si prodhues të mos dëmtohen, dhe po ashtu edhe kultivuesit e pemëve drufrutore dhe pemëve të imëta të kenë mundesi për furnizim me fidane cilësore.

Me theks të veçantë, drejtuesit e shoqatës shfaqen shqetësime se nga individë të ndryshëm po kontrabandohet material fidanor i dëmshëm dhe i pasigurt, e që kryesisht raportohet se vjen nga Serbia. Ministri dhe drejtuesit e kësaj shoqate vlerësuan se duhet një angazhim më i madh edhe i institucioneve tjera që të ndihmojnë në ndalimin dhe parandalimin e kësaj dukurie, dhe për këtë do të kërkohet mbështetje nga institucionet kompetente.

Ministri Krasniqi kërkoi nga drejtuesit e shoqatës që bashkë edhe me departamentet përkatëse në MBPZHR-ja të punojnë në gjetjen e një modeli të përshtatshëm të certifikimit të materialit fidanor të prodhuar në Kosovë, pra që të jetë plotësisht i sigurt dhe konform standardeve ndërkombëtare. Ministri tha se MBPZHR-ja është e interesuar që këta prodhues të fuqizohen por dhe anasjelltas kultivuesit e këtyre pemëve të kenë material fidanor vendor por që është edhe cilësor sipas standardeve të kërkuara.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30