MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Deklaratë për media

15.09.2017

E njoftojë publikun se informatat që janë shfaqur për mua këto ditë të fundit janë të pasakta dhe qëllimkeqe dhe kanë për qëllim që të më diskreditojnë mua, Listën Serbe, Qeverinë e sapokrijuar dhe punën time të ardhshme në Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural.

Si dikush që në mënyrë të dëshmuar është angazhuar për pajtimin e bashkësive dhe multietnicitetin gjatë 18 viteve të fundit, kuptoj që plagët nga lufta ende nuk janë shëruar dhe se ato shkaktojnë dhimbje pa marrë parasysh se kujt i përkasin.  Është një vend ku emocionet janë më të ndjeshme dhe më lehtë për t'u manipuluar. Në asnjë çast nuk bëra asgjë të keqe asnjë Shqiptari në Kosovë. Deri në vitin 1999 luaja basketboll, studioja dhe jetova në mënyrë paqësore në Prishtinë. Asnjëherë  nuk kam pasur asnjë fjalë të keqe ose  konflikt me asnjë fqinj. Tani e shoh që disa prej tyre nuk më pëlqenin shumë, por besoj se kishim respekt të ndërsjellë.

Nga viti 2001 deri në vitin 2003 kam punuar në Ministrinë e rinisë, sporteve dhe kulturës, ndërsa  nga viti 2003 kam punuar në mënyrë aktive në sektorin civil për pajtimin mes komuniteteve dhe zhvillimin e shoqërisë. Ndoshta publiku këtë nuk e di, por katër vjet isha në bordin e Fondacionit Soros së bashku me Shpend Ahmetin dhe Ilir Dedën dhe intelektualë të tjerë të shquar nga Prishtina. Në vitin 2003, së bashku me Albin Kurtin, morra pjesë në krijimin e KAN-it. Atëherë së bashku kemi bërë një strategji të luftës së padhunshme për një jetë më të mirë dhe pajtim ndërmjet njerëzve në Kosovë. Ai më vonë i ndryshoi bindjet e tij dhe mori një rrugë të ndryshme, duke formuar lëvizjen Vetëvendosje e cila përdor metoda të dhunshme për arritjen e qëllimeve politike në politikë, që mua nuk më është përshtatur. Që atëherë ne e ndalem  bashkëpunimin. Në periudhën deri në vitin 2013 kam marrë pjesë në shumë projekte dhe nisma të shoqërisë civile në Kosovë, dhe nga viti 2013 deri në vitin 2017 kam punuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë. Jam figurë publike, kam qindra deklarata dhe intervista, gjatë punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve isha vazhdimisht i pranishëm në media përmes kyçjeve direkte  televizive dhe raporteve.

Fushata e rrejshme kundër meje dhe familjes time është e bazuar në informacione krejtësisht të pasakta. Dy fakte janë të rëndësishme, vëllai im nuk jetonte dhe nuk ishte i pranishëm në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999, babai im u pensionua në vitin 1996 pas dy infarkteve të përjetuara. Ata që e drejtojnë këtë fushatë mund të vazhdojnë lirisht të krijojnë gënjeshtra për ta, por për këtë ekzistojnë prova të padiskutueshme. Z. Zemaj, deputet në Kuvendin e Kosovës, e ka gënjyer publikun kur e tregoi fotografin e supozuar të vëllait tim, në të cilën nuk gjendet ai dhe është pjesë e manipulimit të qëllimshëm të publikut.

Mendoj se publiku duhet të dijë të gjitha këto, se fushata është krejtësisht e natyrës politike dhe se qëllimi i saj është diskreditimi im dhe rrëzimi i qeverisë. Duket se çdo serb më i shquar duhet të kalojë nëpër këtë situatë me akuza të rrejshme, mirëpo këtë herë ata kanë zgjedhur njeriun e gabuar. Këtu jam 18 vite, jam person publik, vazhdimisht i pranishëm në media dhe nëse dikush ka për qëllim që të më frikësojë, ai aspak nuk ka arritur sukses.

Me respekt,
Nenad Rikalo

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30