MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministrat

   

Shukri MaxhuniZëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Dr.Sc. Prof.Asis. Shukri Maxhuni, lindi më 01.12.1958, në fshatin Maxhunaj, Komuna e Vushtrrisë.

Shkollimin fillore kam mbaruar në vendlindje në Maxhunaj, ndërkaq shkollimin e mesëm “Kimi-teknologji” e ka mbaruar në Vushtrri.

Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë në vitin 1982, ndërsa Magjistraturën në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore e ka mbaruar në Zagreb në vitin 1992.

Ndërsa, ka doktoruar në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në Pllovdiv të Bullgarisë në vitin 2009.

Përvoja e punës:
01.09. – 24.09.1982 ka punuar Profesor i lëndëve Profesionale “Muharrem Bekteshi” Vushtrri.

27.09.1982 – 31.08.1985 ka punuar Profesor i lëndëve Profesionale në shkollën e mesme bujqësore në Prishtinë.

01.09.1985 – 01.06.1989 ka punuar Udhëheqës prodhimi në “Qumështoren konzume” Fushë Kosovë.

01.09.1989 – 30.06.1990, ka përcjellë ligjëratat Post-universitare në Institutin Agronomik Mesdhetar në Montpellier të Francës.

15.04.2003 – 31.01.2014 ka punuar në MASHT (Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë), sektorin e arsimit profesional.

Nga Janar 2014, ka marrë titullin akademik Profesor Asistent në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ku dhe është Profesor i rregullt.

Ka të botuara tri libra nga Akademia e Publikimeve Gjermane LAMPERD Academy Saarbrucen si dhe Amazona Americane (Possibility of obtaining of the cheese: Mozzarella Cheese produced from cow’s buffalo and goats milk. Possibility of obtaining of the cheese: Mozzarella Cheese produced from cow’s buffalo and goats milk. Possibility of obtaining of the cheese: Mozzarella Cheese produced from cow’s buffalo and goats milk).

Gjithashtu ka të botuara dhjetëra punime shkencore në lëmin përkatëse nëpër revistat shkencore botërore dhe është pjesëmarrës nëpër Simpoziumet dhe Konferencat shkencore.

Z. Shukri Maxhuni u emërua Zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës më 15.12.2017.


 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30