MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministrat

   

Myzejene SelmaniZëvendësministre në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Myzejene Selmani u lind më 17.05.1969 në Prishtinë. Shkollimin fillor e ka mbaruar në shkollën “Elene Gjika”,  në Prishtinë, ndërkaq shkollimin e mesëm e ka mbaruar në shkollën normale në drejtimin matematikor-teknik në Prishtinë.

Ka përfunduar studimet në Fakultetin Elektro Teknik në Universitetin e Prishtinës. Ka të mbaruar magjistraturën në Fakultetin Elektro-teknik në Universitetin e Prishtinës, si dhe magjistraturën e dytë e ka të përfunduar në Kolegjin Riinvest, drejtimin e menaxhmentit.

 

Përvoja e punës:

Ka qenë deputete në dy legjislatura, atë të vitit 2007-2010, ku ishte edhe kryetare e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, si dhe deputete në legjislaturën e vitit 2010-2014, ku kishte edhe pozitën shefe e Grupit Parlamentar të AKR-së. Ndërkaq para se të emërohej zëvendësministre në MBPZHR, ka qenë këshilltare e ministrit të Punëve të Brendshme që nga muaji qershor i vitit 2018 e deri në korrik të vitit 2019. Myzejene Selmani jeton në Prishtinë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31