Zv.ministri i BPZhR-së, Raduloviq ka vizituar fermerë në veriun e Kosovës

Prishtinë, 10 qershor 2024 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Lazar Raduloviq vizitoi tre familje në komunën Zveçanit. Ai fillimisht u mirëprit nga familja Mirković e cila merret me kultivimin e perimeve, duke prodhuar domate, speca dhe patate. Ndërsa, familja e dytë nikoqire e Zëvendësministrit Raduloviq ishte ajo e Bojan Dragoviq i cili me shumë zell kultivon 4 hektarë tokë, duke prodhuar grurë dhe jonxhë. Përveç kësaj, ai dhe familja e tij rrisin lopë dhe derra.
Zëvendësministri Raduloviq vizitoi edhe një familje të tretë, bujkun Miloviq, i cili bashkë me gruan e tij kultivojnë tokën, duke mbjell dhe mirëmbajt 200 pemë lajthi, 200 pemë kumbulle dhe 100 pemë molle. Me këtë rast, zëvendësministri Raduloviq shprehu mirënjohjen e tij për njerëzit e zellshëm, duke parë nga afër ambicien që ata kanë, si dhe u interesua për sfidat me të cilat përballen fermerët e kësaj zone e gjithashtu i inkurajoi që të aplikojnë në programet mbështetëse të MBPZhR-së, në mënyrë që shumë familje të lehtësojnë punën dhe të arrijnë rendimente më të mira.