MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zvicra e gatshme të përkrahë promovimin e produkteve bujqësore të Kosovës në tregun zviceran

14.01.2019

Prishtinë,  14 janar 2019 –  Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, ka pritur në një takim Presidentin e Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër –Kosovë, Stefan Sarkany, bashkë me një delegacion të kësaj organizate, me të cilët kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, përmes promovimit të produkteve bujqësore të Kosovës në tregun zviceran.

Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi, i njoftoi ata me programet e ministrisë për zhvillimin e bujqësisë në vend, të cilat programe sipas tij kanë sjellë rezultate dhe falë investimeve në bujqësi është siguruar edhe rritje e cilësisë së produkteve bujqësore të prodhuara në vend, të cilat tashmë po depërtojnë edhe në tregun rajonal dhe evropian.

Gjatë këtij takimi, zëvendësministri i falënderoi drejtuesit e kësaj organizate për gatishmërinë e tyre për fillimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë dhe industrisë ushqimore, pasi që sipas tij përvoja dhe ndihma e Zvicrës është e mirëseardhur, duke ditur faktin që ky shtet është i njohur për prodhimin e disa produkteve blegtorale.

Nga ana e tij, Presidenti i Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër –Kosovë, Stefan Sarkany, vlerësoi të arriturat në sektorin e bujqësisë në vend, dhe theksoi gatishmërinë e tyre për të mbështetur depërtimin e produkteve bujqësore dhe industrinë ushqimore “Made in Kosova” në tregun zviceran. Për këtë ata treguan se janë të gatshëm të fillojnë këtë bashkëpunim me prodhuesit dhe përpunuesit e industrisë ushqimore në vend.

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31