REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zv. Ministri Lazar Radulović vizitoi fermerë në komunën e Istogut

30.01.2024

Prishtinë, 30 janar 2024 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Lazar Radulović, qëndroi për vizitë zyrtare në komunën e Istogut, konkretisht në fshatin Dobrushë, me ç’rast vizitoi fermën familjare të Nedžad Rastoder në të cilën zotërojnë 50 krerë dhi.

Zëvendësministri Radulović pa nga afër punën e familjes Rastoder e cila sipas tij është një fermë me perspektivë dhe të njëjtit i inkurajoi të aplikojnë në programet mbështetëse të MBPZhR-së, në mënyrë që të përmbushin nevojat e tyre për të shtuar numrin e dhive dhe kështu të punësojnë persona të tjerë. Familja Rastoder merret me prodhimin e qumështit të dhisë dhe djathit.

Gjithashtu gjatë kësaj ditë, Zëvendësministri Radulović ka vizituar edhe fermën e Ifet Šabovićit i cili merren me kultivimin e pemëve, ku në pronën e tij ka pemishten me 246 fidanë të kumbullës dhe mollës. Në të ardhmen Ifeti synon të merret me përpunimin e frutave.

Zëvendësministri i MBPZhR-së, Lazar Radulović u premtoi se MBPZhR-ja do t'i ndihmoj të gjithë fermerët vendorë në përgjithësi në mënyrë që ata të kenë mundësi të fillojnë dhe të përforcojnë biznese premtuese.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29