MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zivic: Programi për Integrimin Socio - Ekonomik, në përputhje me ligjin për bujqësi

19.09.2019

Prishtinë – 19 shtator 2019 - Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,  Dijana Zivic, reagon ndaj deklaratës së zëvendësministrit të Financave, Bojan Stojanovic, lidhur me “Programin për Integrimin Socio - Ekonomik të Fermave të Vogla në Komunitet",  në të cilën deklaratë kishte shumë pasaktësi dhe të pavërteta, duke keqinformuar kështu publikun e gjerë dhe duke krijuar konfuzion tek fermerët që presin mbështetje nga kjo ministri. Në deklaratën e tij, gjatë ditës zëvendësministri i Financave Stojanovic, kishte deklaruar se MBPZhR-ja ka shpallur program për mbështetje të fermerëve, e që sipas tij kjo është bërë në mungesë të buxhetit për këtë program.

Me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve dhe opinionit, ministrja  në detyrë e MBPZhR-së, Dijana Zivic, sqaron se “Programi për Integrimin Socio - Ekonomik të Fermave të Vogla në Komunitet",  për të cilin është hapur thirrja për aplikim më 18 shtator, është hartuar duke u bazuar në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 03/L-098, si dhe Plotësim Ndryshimit të Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 04/L-090 dhe i cili sipas saj ka qenë i planifikuar edhe në buxhetin e këtij viti. Për hartimin e këtij programi, ajo njofton se MBPZhR-ja ka punuar gjashtë muaj vazhdimisht, në mënyrë që krahas programeve tjera, të ofrojnë një program mbështetës edhe për fermerët e vegjël, që edhe ata të zhvillojnë dhe zgjerojnë veprimtaritë e tyre bujqësore.

Ndër tjerash, ministrja sqaron më tej se që nga fillimi i mandatit të saj e deri më tani, mbetet e përkushtuar vazhdimisht për mbështetjen e fermerëve, duke u bazuar në programin për bujqësi dhe zhvillim rural, e të cilat hartohen duke u bazuar në ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi, e për të cilat buxheti planifikohet shumë me herët. Po ashtu, ajo sqaron se Buxheti i Ministrisë është një dokument publik që të gjithë palët e interesuara mund të shohin.

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural më 18 shtator 2019 ka hapur thirrjen për aplikim në “Programin për Integrimin Socio - Ekonomik të Fermave të Vogla në Komunitet",  më një buxhet prej 3 milionë euro.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31