MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zgjerohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e bujqësisë

29.11.2017

Prishtinë, 27 nëntor 2017 – Në mbledhjen e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës, e cila kësaj radhe u mbajt në qytetin e Korçës këtë vit u nënshkruan edhe 12 marrëveshje mes dy shteteve, ndër to u nënshkrua edhe protokolli për bashkëpunimin teknik në fushën e bujqësisë ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare dhe produkteve me origjinë shtazore dhe joshtazore.

Nënshkrimi i këtij protokolli nga të dyja palët vjen si pasojë e marrëdhënieve ndërqeveritare të zhvilluara në mënyrë të favorshme, me qëllim të forcimit dhe shtrirjes së bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe me qëllim të zhvillimit të të dyja vendeve në fushën e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore.

Ky protokoll u nënshkrua nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Niko Peleshi dhe Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Vesel Krasniqi.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31