MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Vesel Krasniqi priti në takim përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran për Kosovë

30.10.2018

Prishtinë, 30 tetor 2018 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran për Kosovë, të cilët i ka njoftuar me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë për sektorin e bujqësisë, si dhe për zhvillimet e përgjithshme në këtë sektor

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran kanë prezantuar edhe mundësitë për bashkëpunim në projektet e tyre për përkrahjen e fermerëve në zonat rurale. Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi, ka falënderuar përfaqësuesit e Caritas-it për mbështetjen  e dhënë për sektorin e bujqësisë në vend dhe iu ka ofruar përkrahjen e tij në realizmin e projekteve tjera që kanë të bëjnë më mbështetjen, zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Caritas-it Zviceran për Kosovë, Vera Haag Arbenz, vlerësoi të arriturat në bujqësi në Kosovë dhe e njoftoi zëvendësministrin me format e bashkëpunimit, të cilat ata janë të gatshëm t’i fillojnë për bujqësinë në Kosovë.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30