MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Ramadani: Do të punojmë bashkërisht për adresimin e problemeve të qumështarëve

10.09.2020

Prishtinë, 10 shtator 2020 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani i shoqëruar nga këshilltari i Ministrit, Elhami Shala, kanë marrë pjesë në takimin e thirrur nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi me përfaqësuesit e Shoqatës së përpunuesve dhe prodhuesve të qumështit dhe drejtuesit Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për problemet me të cilat po përballen prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit si pasojë e pandemisë, ndër të cilat është diskutuar  edhe ndalimi i përkohshëm i përdorimit të vajit të palmës në teknologjinë e përpunimit dhe paketimit të qumështit, si dhe është shqyrtuar mundësia e ndarjes së ushqimeve me origjinë bimore dhe shtazore,  nëpër qendrat tregtare dhe hapësirat tjera reklamuese.

“Bashkërisht do të angazhohemi që problemet e qumështarëve t’i zgjidhim, duke iu ofruar përkrahjen tonë institucionale, në mënyrë që ata të avancojnë prodhimtarinë e tyre blegtorale. Po ashtu, ata do të kenë përkrahjen e vazhdueshme të MBPZhR-së për zhvillmini dhe fuqizimin e veprimtarive të tyre bujqësore përmes subvencioneve dhe masave tjera mbrojtëse”, ka thënë zëvendësministri Ramadani.

Ai ka theksuar se do të marrin parasysh kërkesat e qumështarëve dhe institucionet do të shohin të gjitha mundësitë që ato të adresohen sipas legjislacionit në fuqi, duke mos dëmtuar asnjë nga palët e përfshira në këtë sektor.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30