MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Krasniqi takoi drejtorin e IKC-së

22.11.2017

Prishtinë, 22 nëntor 2017 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vesel Krasniqi ka pritur sot në një takim Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës “Initiative for Kosova Community”, Ekrem Bajrami dhe anëtarë të tjerë, me ç’rast diskutuan lidhur me sektorin e pemëtarisë në përgjithësi.

Zëvendësministri Krasniqi tha se mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë për kultivuesit e pemëve është prioritet, pasi pemët dhe perimet konsiderohen si një prej sektorëve strategjik në vend. Ai theksoi se përveç përkrahjes përmes granteve, ministria po vazhdon të aplikojë mbështetjen edhe përmes subvencioneve me nga 400 euro për hektar. Zëvendësministri shtoi gjithashtu se buxheti, por edhe format e tjera të përkrahjes për pemët në përgjithësi do të rritet, duke synuar që të shtohet sa më shumë prodhimi qoftë për konsum, por edhe për përpunim.

Nga ana tjetër, Drejtori i IKC-së theksoi se mbështetja nga ministria ka qenë një prej faktorëve kryesorë që sektori i pemëve në Kosovë është zhvilluar. Ata u shprehen mjaftë të kënaqur edhe më tregun e mollës dhe pemëve të tjera drufrutore, megjithëse kërkuan që të favorizohen më shumë produktet vendore nga operatorët ekonomik në kohën e shfrytëzimit të tyre.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30