MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Krasniqi pret në takim Ambasadorin e ri të Malajzisë

25.02.2019

Prishtinë, 25 shkurt 2019 – Ambasadori i ri jorezident i Malajzisë në Republikën e Kosovës, Abdul Malik Melvin Castelino vizitoi sot edhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ku u prit nga zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi.

Zëvendësministri Krasniqi me këtë rast duke ju uruar mirëseardhje mysafirëve i njoftoi për planin e punës, politikat mbështetëse të ministrisë, si dhe projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë në përgjithësi.

Gjithashtu, ambasadori i Malajzisë i njoftoi të pranishmit me zhvillimet që ka pasur sektori i bujqësisë në vendin prej nga ai vjen dhe tha se edhe vendi i tyre ka kaluar nëpër këto faza zhvillimi.

Me këtë rast, palët u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin mes dyja vendeve dhe se në një të ardhme të afërt të zyrtarizojnë marrëveshje bashkëpunimi në sfera të ndryshme, si në investime konkrete të bizneseve malajziase në Kosovë, ashtu edhe në shkëmbimin e përvojave në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë së të dyja vendeve.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30