MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Januzi: Blegtoria, sektor me shumë potencial

28.05.2015

Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,  Vezir Januzi mori pjesë në panairin e 13-të të Gjedhit i cili mbahet  në Gjakovë.

Me këtë rast para të pranishmeve zv.ministri,  foli për rëndësinë e sektorit të blegtorisë dhe për mbështetje me grante dhe  subvencione nga MBPZHR -ja.

Zëvendës ministri Januzi, po ashtu potencoi rëndësinë  e mbarështimit të kafshëve  dhe ngritjen e cilësisë së prodhimtarisë blegtorale si një ndër sektorët me prioritet të MBPZHR.

“Ministria do të vazhdoj me përkrahjen përmes politikave dhe programeve zhvillimore dhe me  investimet në përmirësimin e kushteve të mbarështimit, aplikimit të teknologjive të reja në prodhim dhe përpunim si dhe ngritjen e prodhimtarisë dhe cilësisë  së prodhimtarisë”, tha Januzi.

Zëvendësministri tha po ashtu se ministria do te angazhohet edhe për ruajtjen e racave autoktone të cilat janë veçanti e Kosovës.

Këtë Panair e karakterizoi edhe paraqitja  për here të parë e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë me  racat e lopëve dhe deleve që gjenden në fermën e fakultetit të bujqësisë.

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30